E mbani mend Ermalin tek ‘Big Brother’? Ja c’ka ndodhur me jetën e tij të re në Angli

Vitet ikin shpejte por shiko se si ka ndryshuar Ermali besoj se te gjithe e mbani mend.

Ai jeton në Angli dhe prej 4 vitesh është i martuar.

Së fundmi ai festoi 4-vjetorin e martesës me një vajzë të panjohur në publik, Anxhelën.

Ish-banori i “Big Brother 5”, në një intervistë për “Panorama Plus” para se të linte Shqipërinë, u shpreh: “Kemi vendosur me Anxhelën të nisim një jetë të re në Angli, ku ajo është shkolluar dhe jeton aktualisht. Kam vendosur që ta ndjek pas. Unë thjesht dua të krijoj të ardhmen time jashtë Shqipërisë, që kur të kem kapital, të vij të investoj këtu.”