E mbani mend Elif te ‘Nje pjese e Imja’ ,ja si duket ajo sot pas disa vitesh nga seriali turk qe u transmetua ne Shqiperi

Hatice Sendil është ndër aktoret më të dashura turke të cilën e njohim të gjithë nga roli i “Elifit” në serialin “Një pjesë e imja”.

Ka kaluar vite që nga transmetimi i këtij seriali dhe aktorja e ka lënë pas dore aktrimin.

Në vitin 2015 ajo u martua dhe dy vite më pas u bë nënë e një djali.

Aktorja vendosi që të shkëputej nga serialet dhe iu përkushtua familjes.

Megjithatë së shpejti ajo do të rikthehet në ekran, lajm i cili i ka gëzuar shumë fansat e aktores.

Hatice Sendil do të ketë rol kryesor në serialin e ri “Nizami Alem”.

Ky do të jetë një serial historik ku aktorja do të ketë rolin e Terken Hatun

. Seriali do të fillojë së shpejti në kanalin turk TRT1 dhe pritet të ketë shumë sukses.