E fundit, vjen lajmi i mire per te gjithe shqiptaret , ja cili eshte propozimi i BE qe do te lehtesoje shume shqiptare per te hyre ne vendet e BE …

Komisioni i Bashkimit Evropian ka per synim të zgjerojë dhe lehtësojë bashkimet familjare per emigrantët, keshtu qe per te gjithe ata që janë dyndur në ambasada, kanë pritur me muaj dhe me vite, apo kanë gjetur rrugë të tjera jo edhe aq të përshtatshme, ose kanë mbetur pa u bashkuar kurrë me familjen e tyre, nuk do të kenë më të njëjtin fat, pasi BE ka hartuar një draft, që pritet të miratohet, për të lehtësuar rrugët e bashkimit familjar.

Momentalisht drafti për emigracionin nuk specifikon asnjë kombësi, por si shembull, shqiptarët që duan t’i bashkohen një familjari të tyre në Gjermani, Francë, Itali etj, apo në ndonje nga vendet e BE-së, pritet të jenë më të privilegjuarit, për shkak edhe të numrit të lartë të emigrantëve dhe përkatësisë Europiane.

Synohet të lehtësohen procedurat e bashkimimit të anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit e motrat me familjet e formuara në vendet në tranzicion, përmes Paktit të Ri të Migracionit për Migracionin dhe Azilin.

Propozimi synon gjithashtu ta bëjë më të lehtë rrugën për migrantët e aftë, për të ardhur në Evropë (jo vetëm për ata që janë vende Europiane, si Shqipëria, që pritet të kenë edhe më shumë lehtësira), pasi Komisioni pohon se Evropa po mbetet prapa në garën globale, për tërheqjen e më të talentuarve dhe më të kualifikuarve në botë.

Ndër ndryshimet e tjera që Komisioni dëshiron të bëjë përmes paketës së paraqitur më 23 shtator, është një përkufizim më i gjerë i “anëtarit të familjes”, duke përfshirë vëllezërit e motrat dhe familjet e formuara në emigracion, në mënyrë që të forcojë ribashkimin e familjes.

Pra keshtu synohet që të shmangen burokracitë dhe kriteret të mos jenë më aq të kufizuara si deri tani kur ka situata te tilla fejesash apo martesash ne emigracion, ne menyre qe familjaret te mos pengohen te bashkohen .

Sipas Paktit të Ri, duke zgjeruar zbatimin e kritereve të familjes, zgjerimi përfshin kategori të tjera, të cilat deri më sot konsideroheshin si lëvizje të paautorizuara.

Sipas propozimit, ndërsa rregullat e përgjegjësisë janë të njëjta për dy kriteret, ato do të çojnë në një pasqyrë më të saktë të flukseve migratore në BE, si dhe pasqyrimet më të detajuara të Shteteve Anëtare, për t’u përballur me sfida specifike, se cilët emigrantë po vijnë dhe se çfarë nevojash kanë në vetvete BE-ja.