Duhet të fillojnë sa më shpejt’, Drejtori i Urgjencës Brataj jep njoftimin e rëndësishëm për muajt qe do vijn

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thene se:“Po përgatitemi për një valë tjetër, do të thotë se është prania e virusit të gripit, sepse këtë valë e kemi.

Jo vetëm nuk ka ikur, por po shkon në rritje.

Dihet që në vjeshtë vijon gjithmonë periudha e gripit, por duke gjetur dhe Koronavirusin, normalisht kemi dy armiq që duhet të mbrohemi nga të dy.

Duke parë që ky virus është shumë dinamik, duhet të shkojmë drejt të panjohurës me masa efikase.

Me gripin duhet filluar më përpara se sa vitet e tjera. Kjo i përket grupit që merret me gripin.

Vaksina e gripit ka qenë falas. Në këto kushte duhet të ishte efikase. Kush është personeli në risk?

Janë bluzat e bardha, forcat e rendit, moshat e thyera, persona me sëmundje bashkëshoqëruese. Duhet ta bëjnë të parët këtë.

Këto janë fashat e para që duhet dhe do të plotësohen” ndaj ruani distanicimin social dhe tregohuni te kujdesshem.