Dritë shprese nga shkencëtarët gjermanë.Ja si te ulni shanset qe te mos infektoheni me koronavirus

Një ekip virologësh gjermanë në Universitetin ”Ruhr Bochum” kanë gjetur se përdorimi i shplarësve (higjenizues) të gojës ul përhapjen e Covid-19.

Të gjithë higjenizuesit e gojës kanë treguar se ulin ngarkesën e virusit në gojë Në të gjitha testimet, kërkuesit gjetën ulje të ngarkesës virusale. Madje përdorimi tre herë në ditë i higjenizuesit në 30 sekondat e para e ulte ne zero praninë e virusit.

Produktet më të suksesshme ishin: Listerine Cool Mint, Iso-Betadine dhe Dequonal. Higjenizuesit e tjerë të testuar ishin: Dynexidin Forte, Octenident, ProntOral, Cavex Oral Pre Rinse dhe Chlorhexamed Forte. Kërkuesit theksojnë se higjenizuesi i gojës nuk është trajtim për Covid-19.

“Gargaret me higjenizues të gojës ulin shumimin e virusit, por nuk të shërojnë nga Covid-19”, tha kërkuesi kryesor Toni Champion . Rezultatet e studimit do të kontrollohen në përdorimet klinike Efektiviteti i përdorimit të higjenizuesit të gojës kundër Covid-19 duhet të konfirmohet nga praktika klinike. Ekipi gjerman tani po i teston gjetjet në klinikë me pacientë të shtruar.

“Higjenizuesit e gojës kanë vrarë viruset, bakteriet dhe mykun, përfshirë edhe koronavirus”, tha profesori Zastrow, për gazetën Bild. Prof. Zastrow tha se “ne i rekomandojmë pacientët me test pozitiv të koronavirusit të përdorim higjenizues goje në shtëpi për 8 ditë. Shumë e kanë ndjekur këshillën tonë. Dhe askush prej tyre nuk ka pasur rëndim të simptomave”.