Lajm i mirë! Njoftim i ri nga ambasada për emigrantët shqiptarë në Greqi

Ambasada shqiptare në Athinë ka lajmëruar të gjithë qytetarët, në veçanti emigrantët, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ku bën me dije se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit.

Ja dhe njoftimi i plotë:

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas.

Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike. Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.