Djali e pyet nenen ‘Ku është babi?’, ja se sa bukur i përgjigjet Fjodora Fjora

Fjodora Fjora ditën e djeshme gjatë bisedës në studio tregoi se i biri e ka pyetur se ku është babi dhe ajo i ka shpjeguar strukturën familjare.

Ajo i ka thene se:“Ka familje që e kanë mamin dhe babin, ka që e kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër”.

Fjodora tha se:“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta”, u shpreh Fjodora.

Dhe ne i urojme caste te bukura se bashku.