Home TE NDRYSHME 22-vjeçarja e infektuar me koronavirus u bën gjëmën prindërve, thyen karantinën dhe...

22-vjeçarja e infektuar me koronavirus u bën gjëmën prindërve, thyen karantinën dhe shkon t’i vizitojë ne shtepin e tyre

160
0

22-vjeçarja nga Lushnja është proceduar penalisht pasi ka thyer karantinën edhe pse e infektuar me koronavirus ajo ka ikur te takoj prinderit e saj dhe ky eshte nje gabim i madh dhe mund te marresh gjobe.

Ja njoftimi i plote :

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë vijuar kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mbi bazën e listave të përditësuara që disponon Policia e qarkut Fier, për personat e prekur nga COVID-19 dhe ata që janë kontakte të personave të prekur, janë zhvilluar kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasen M. H., 22 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk u gjend në banesën e saj, por kishte shkuar te prindërit, në fshatin Kashtëbardhë.

Duhet te beni shume kujdes se mund te infektoni dhe familjen tuaj ky eshte nje gabim shume i rende ndaj duhet ete jeni me te kujdesshem.