Dëshironi që të udhëtoni drejt Italisë keto dite? Njihuni me udhëzimet që duhet të respektojnë qytetarët

Ja se si mund te udhetoni drejt Italise ku ambasada Shqiptare ne Itali ka dhene udhezimet se cfare duhet te beni.

Ai qe udheton nga Shqipëria drejt Italisë duhet të firmos vetëdeklarimi, i cili përmban disa pika kryesore, deklarimi se nuk kanë qenë të infektuar me koronavirus, apo të karantinuar për 14 ditë ndaj duhet ti di keto rregulla para se te niset.

Ata duhet të nënshkruajnë deklarimin se nuk kanë temperature trupore mbi 37.5 GC.

Ata lejohen kur në momentin e udhëtimit nuk shfaqin shenja të lodhjes, humbjes së shijes, dhimbjes trupore, kollës, frymëmarrjes së rënduar, diarre, dhimbje fyti, ethe të përgjithshme.

Nuk kanë pasur kontakte të ngushta me persona të infektuar me Covid-19 në 14 ditët e fundit.

Në rastin e udhëtimit drejt Italisë, me çfarëdo lloj mjeti, edhe nëse janë asimptomatikë, janë të detyruar të komunikojnë direkt me organet përkatëse shëndetësore të zonës ku janë rezidentë, për të informuar mbi gjendjen e tyre.

Të gjithë këta qytetarët do të jenë të detyruar të zbatojnë karantinën 14 ditore pranë banesës së tyre, dhe për këtë do të ndiqen me kontrolle nga shërbimet shëndetësore.

Në rast të shfaqjes së simptomave, janë të detyruar të lajmërojnë menjëherë mjekun e familjes, apo qendrën shëndetësore të zonës ku banojnë. Në këtë rast, qytetarit do t’i kryhet menjëherë testi molekular.