Home TE NDRYSHME COVID-19/ “Mos neglizhoni ja simptomat e para”, mjekja tregon si agravon sëmundja...

COVID-19/ “Mos neglizhoni ja simptomat e para”, mjekja tregon si agravon sëmundja ndaj..

78
0

Tashme ka nje numer te madhe te te infektuarve me koronavirus ndaj duhet te jemi me te kujdesshem dhe te ruajm veten tone dhe familjen tone.

Çdo 24 orë humbin jetën 5-6 pacientë të prekur nga Covid-i.

Të dy spitalet Covid janë plot me pacientë që manifestojnë simptoma të moderuara.

Dr. Entela Ramasaco shpjegon se përveç se kanë diagnoza të tjera vijnë vonë në spital, pasi neglizhojnë simptomat e para.

“Është një sëmundje vërtet e pabesë, një sëmundje e cila mund të agravojë me orë e minuta drejt përkeqësimit nëse pacientët vijnë në stade të avancuara të prekjes pulmonare. Menaxhimi do jetë më i vështirë dhe ecuria drejt një patologjia të rëndë drejt fatalitetit, drejt formave më invazive të oksigjenimit do jetë shumë më e lartë për pacientët”.

Ndërkohë ka shumë polemika në lidhje me protokollet mjekësore që përdoren në dy spitalet Covid dhe transparencën e tyre. Dr. Ramasaco siguron se çdo gjë bëhet sipas protokolleve të OBSH-së, duke i përshtatur me kushtet e spitalit.