Burrë si ky pastë çdo vajzë shqiptare! Vetëm se do e bëj baba për herë të parë, Ezeli i ka blerë gruas super vilën luksoze

Aktori shumë i njohur për publikun shqiptar nga roli i “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze, në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Çifti ka gjithçka gati për të mirëpritur të voglën. Sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba, Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten. Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Mësohet se vila përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive.

Kjo nuk është dhurata e parë shumë e shtrenjtë për bashkëshorten në këtë periudhë, pasi më parë i bleu një orë, e cila kushtonte 15 mijë euro.