Home TE NDRYSHME Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët: Nga 1 janari i 2021...

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët: Nga 1 janari i 2021 rroga do rritet, ja sa do te shkoje paga minimale

805
0

Prej dates 1 Janar të vitit që vjen nuk do të ketë më paga nën kufirin e 30 mijë lekëve në muaj.

Ky eshte vendimi me i ri per vitin e ri. Këshilli Kombëtar i Punës miratoi një ditë më parë vendimin për rritjen e pagës minimale me 4 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që është aktualisht në 30 mijë lekë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se përmes rritjes me 15.4 për qind të pagës minimale synohet te ruhet niveli i jetës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor.

Ajo tha:
“Rritja e pagës minimale ka qenë gjithmonë iniciativë e qeverisë, në kuadrin e ‘Pagës së Denjë’ për ‘Punë të Denjë’, duke pasur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që ‘përgjegjësia sociale’ e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.
Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809, datë 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %. Me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat, dhe atë buxhetor”.

Por, për shoqatat e biznesit nisma do të rrisë kostot për të vetëpunësuarit, biznesin e vogël dhe fasonët. Kjo do të reflektohet më së shumti në qytete të vogla, ku pagat janë kryesisht në pragun e minimales. Duke mos përballuar efektet nga kjo rritje, punëdhënësit do të jetë të detyruar të mos marrin punonjës të tjerë në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq të shkurtojnë vendet e punës.

Nga ana tjetër, sipas shoqatave të biznesit, duket sikur kjo rritje do të impaktojë qytetarët, në fakt është e kundërta. Edhe detyrimet për ta do të shtohen. Për ta bërë më të thjeshtë, aktualisht pagesa e kontributeve të detyrueshme shoqërore llogaritet 24.5 për qind, nga të cilat 15.0 për qind mbulohen nga punëdhënësi dhe 9.5 për qind nga punëmarrësi.

Ndërkohë për sigurimet shëndetësore detyrimi është 3.4 për qind, nga të cilët 1.7 për qind i paguan biznesi dhe pjesën tjetër i punësuari. Pra, në total, 11.2 për qind e kontributeve paguhet nga vetë qytetarët, ndërsa 16.7 për qind nga bizneset.

Keshtu pra, Për pagën 26 mijë lekë, ky detyrim për punëmarrësit është 2 912 lekë, ndërsa për biznesin 4 342 lekë. Me rritjen e pagës minimale, detyrimi për qytetarët do të bëhet 3 360 lekë, pra, do të rritet me 448 lekë, ndërsa për biznesin do të bëhet 5 010 lekë, duke njohur një rritje me 668 lekë në muaj.

Vlen të theksohet se rritja e pagës minimale deri 30 mijë lekë do të vazhdojë të mbajë të paprekur këtë kategori nga tatimi mbi të ardhurat pasi tatim mbi të ardhurat për rrogat deri në 30 mijë lekë nuk ka, është zero.

Shoqatat e biznesit kanë propozuar që përjashtimi nga tatimfitimi të bëhet për pagat deri në 50 mijë lekë. Kujtojmë që për pagat deri në 30 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është 0, për pagat nga 30 deri në kufirin e pagës maksimale tatimi është 13 për qind, ndërsa për pagat mbi 150 mijë lekë detyrimi është 23 për qind. Nga ana tjetër, rritja e pagës minimale do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës maksimale, e cila aktualisht është në vlerën e 114,670 lekëve.