Bëhet paralajmërimi i revistës së njohur botërore: Nëse ikin Shqipëtaret do mbushet me sirianë dhe irakenë

Revista e njohur ne githe boten ka shkruar se ne te gjithe Ballkanin popullsite po zvogelohen dhe madje po plaken.

Mirepo nese situata nuk ndryshon akoma me shume njerez do te largohen prej vendeve te tyre dhe ketu futet edhe Shqiperia jone.

Artikulli i botuar tek ‘The economist’ titullohet “Po plaken, po vdesin, po largohen” dhe trajtohet fenomeni i tkurrjes se vendeve te Ballkanit.

“Problemet e shumta të rajonit i shtyjnë njerëzit e rinj, të talentuar të largohen. Por ato nuk do të arrijnë të kapin pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar, që do të gjeneronin prosperitet. Në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, dhe nëse situata nuk ndryshon edhe më shumë do të largohen”, shkruhet në artikull.

Në grafikun e paraqitur nga The Economist, për Shqipërinë parashikohet që popullsia do të reduktohet me 26% deri në vitin 2050, në krahasim me vitin 1989. Kjo është tkurrja më e madhe në Ballkan, me përjashtim të Bosnjës (-37%)-. Sipas grafikut, reduktimin më të ulët do e ketë Mali i Zi, me 3% dhe Kosova, me 11%.

Në Shqipëri, sipas një studimi më të fundit, është vërejtur një plakje me ritme të shpejta e popullsisë.

Studimi thekson se rritja e numrit të të moshuarve po ndodh njëkohësisht me emigrimin e familjeve të reja dhe normat e ulëta të lindshmërisë së popullatës në vend.

Shqipëria është vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në rajon dhe një ndër vendet me plakjen më të shpejtë në Europë.

“Emigrimi masiv, sidomos i grupmoshës së re, dhe mospasja e politikave stimuluese, bën që shpejtësia e plakjes së popullsisë të jetë e konsiderueshme” – thotë Denisa Canameti, bashkautore e studimit.

Mosha e martesës në Shqipëri gjithashtu është rritur. Lindshmëria ka rënë për grupmoshat 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç. Në vitin 2018 mosha mesatare e nënave të reja në lindje ishte 28,6 vjeç, ndërsa në vitin 2014 ishte 27.7 vjeç.

Pra, edhe mosha mesatare e grave në lindje është rritur me gati një vit brenda një periudhe pesë-vjeçare.

Edhe të huajt me leje po ikin nga Shqipëria, vijnë irakianët dhe sirianët (pa leje)

Të huajt me origjinë nga Irani kryesisht dominohen nga arsye humanitare për të marrë leje qëndrimi në Shqipëri (95,7 %).