BE diskuton per mbylljen e kufijve: Virusin nuk arritëm ta ndalim dot..

Megjithese ka kudo ne Evrope rritje te shifrave me te infektuar te rinj, vendet e unionit kane refuzuar te kene rimbyllje brenda tyre.

Javen qe kaloi eshte bere nje diskutim qe qeverite ne mbare Europen te rimendojne kthimin e orarit policor dhe mbylljen e veprimtarive ekonomike.

Keshtu kryekomisionerja e BE-së, Ursula fon der Lajen, pas konsultave me 27 liderët e unionit evropian, njoftoi se kufijtë duhen mbajtur hapur me çdo kusht për interesin tregtar te te gjitheve.

“Mendoj se të gjithë kemi nxjerrë mësimet tona. U kuptua që herët sa shumë e dëmton izolimi tregun e përbashkët, qarkullimin e mallrave. Por virusin ne prapë nuk arritëm ta ndalim dot.”

Mirepo mbi te gjitha u vu ne dukje se shtetet anetare e vune theksin tek informimi, testimi, gjurmimi teknologjik dhe karantinimi i personave të infektuar si mënyra më e mirë për të kontrolluar përhapjen e virusit me shume ne popullatë.

Ndërsa për vaksinat, fon der Lajen nënvizoi se ato do i shpërndahen 27 vendeve në bazë të popullsisë dhe sipas të njëjtave kushte, por ne kete pike shteteve u është kërkuar të përgatitin infrastrukturën e vaksinimit, duke qene se disa vaksina kërkojnë doza të ndryshme apo edhe kushte te ruajtje në temperatura të veçanta.