Aurela Gace tregon ca i ndodhi: Trokiti dera, ishte nje i panjohur, hapem deren hyri brenda dhe ….

‘Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: ‘Babi nuk ndodhet këtu dhe hajde në orën 4.’-tregoi Gaçe në fillim të rrëfimit të saj. ‘Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: ‘Mirëdita, unë jam ‘Koçi’.’Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi.

I tha babi: ‘Një sekondë se nuk të njoh, si hyn kështu në shtëpinë e tjetrit?’- rrëfeu këngëtarja duke cituar të atin e më pas ‘Koçin’, që i kishte thënë se kishte ardhur të fliste me të ‘si burri me burrin’. ‘Del mami: ‘Çfarë do ore? Kush je ti?’ Ndërsa ky i përgjigjet: ‘Zonjë ju lutem, nuk kam ardhur të flas me ju, kam ardhur të flas me këtë zotërinë këtu!’-vijoi rrëfimin Aurela Gaçe duke qeshur.

Ajo tregoi sesi në këtë mënyrë zotëria kishte këmbëngulur për minuta të tëra në derën e shtëpisë së saj, derisa më në fund, e ëma e kishte pyetur:

‘Mos do nuse ti?’ Dhe Aurela vijon të tregojë të gjithë dialogun:

-Eh- i tha ai.

-Kë do, mua?!-i tha mami.

-Jo.- tha ai.

-Po kë do? Lelën (Aurelën)?

-Eh.- tha ai. Mami e mori me të qeshur, me sportivitet, por babi e mori shumë seriozisht.

I tha:

-E njeh vajzën time ti?

-E njoh, e kam parë në televizor.-i tha ai.

Aty babi filloi logjikën e ftohtë dhe i tha:

-Çfarë arsimi keni ju?

-8- vjeçare.- tha ai.

I thotë babi:

-Më fal por çfarë pune bën?

-Zetorist.- i tha ai.

Sa më shumë ai përgjigjej qetësisht dhe i bindur për atë që kërkonte, aq më shumë acarohej babi im.

Dhe imagjino të acarohet babi im, ai nuk acarohet kollaj.

I tha babi:

-E di ti që vajza ime është artiste?

-E di.- i tha ai

-Po e di që vajza ime shkon në shkollë për arte?!

-E di.

-Dhe ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?!

Dhe ai qetësisht:

-Po njeriu e hedh një hap në jetë!-rrëfeu këngëtarja duke shkaktuar të qeshura të shumta me historinë e saj.