Arbana Osmani po pret plot emocion të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë ajo eshte me e lumtur se kurre dhe i urojme nje lindje te qete.
Edhe pse ka qëndruar aktive në rrjete sociale, duke ndarë edhe detaje nga shtatzënia, barkun moderatorja ka preferuar të mos e tregojë nëpër foto.
Megjithatë së fundmi shikohet një foto ku Arbana shfaqet në ditët e fundit të shtatzënisë. E veshur me një fustan të shkurtër me lule ku në sy bie barku i rrumbullakosur, moderatorja shfaqet duke ecur për dore me Eduartin.
Thuhet se Arbana është në pritje të një djali megjithatë çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht gjininë e fëmijës që po presin.