Ambasada Gjermane jep lajmin e mire/Të gjithë Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë, por duhet të kenë një…

Nje njofti i rendesishem vjen nga Ambasada Gjermane në Tiranë ku lajmërohet se të gjithë udhëtarët nga Shqipëria drejt Gjermanisë e kanë të detyrueshme karantinën dhe testin ndaj duhet ti dini nese udhetoni drejt Gjermanise.

Ndaj të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë), thotë ambasada.

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.

Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, thotë ambasada ndaj duhet ti dini nese udhetoni drejt Gjermanise.

Udhetim te mbare.