Home TE NDRYSHME A mund të ketë një tërmet si ai në Turqi 7 ballë...

A mund të ketë një tërmet si ai në Turqi 7 ballë në Shqipëri, Ja cili eshte apeli i sizmologut te njohur

147
0

Sot per Turqine ishte nje dite nga me te veshtirat pasi lekundjet sizmike qe e perfshine ishin teper te forta dhe pikerisht mes magnitudes 6.6 dhe 7 te shkalles rihter, te cilat per me teper u regjistruan edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik, ku u pa perfshirja e Turqise dhe Greqise me lekundje te tilla.

Por per kete fakt ka folur edhe sizmiologu Llambro Duni, i cili gjatë një interviste tha se tërmeti do të ketë paslekundje më të vogla krahasuar me lëkundjen e parë.

Sizmiologu Llambro Duni deklaroi:

“Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të forta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i for të dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar.
Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për cunami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme.”

Pastaj kur u pyet nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona te tjera si për shembull Shqipëria, Duni tha se ne zonat e tjera s`ka lidhje pasi pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut.

Duni u shpreh se:
“Jo, Kjo është një njësi tekto nike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të!”