Vajza e saj ka datëlindjen sot dhe bëhet plot 5 vjeçe, Rudina Magjistari ia bën tortën vetë dhe e uron: Rrezja ime!

Për moderatoren Rudina Magjistari, sot është një ditë e shënuar. Vajza e saj Mia, sot mbush 5 vjeç, dhe nuk kishin si të mungonin fotot nga Rudina në këtë ditë të shënuar për të bijën.

Vogëlushja Mia feston ditëlindjen, mami Rudina i përgatit tortën e veçantë

Ajo publikoi foto të tortës shumëngjyrëshë të Mias, bashkangjitur me një foto tjetër ku Mia duket duke vizatuar.

“Gëzuar ditëlindjen Mia. Vajza ime e vogël e mrekullueshme, rrezja ime e diellit”, ka shkruar moderatorja.