A do të mbyllen shkollat dhe bizneset, Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e radhes!

Ministri i Shëndetësisë se Kosoves, Armend Zemaj, ka folur rreth mundësisë së mbylljes së bizneseve dhe shkollave, pas shtimit të rasteve të infektimit nga Covid-19.

Zemaj, ka bërë thirrje që zëri i ekspertëve të vazhdojë të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, ndersa vendimet e institucioneve duhet të respektohen nga te gjithe.

Por ai shpreh kundër mbylljes së shtetit por ne te njejten kohe ka kërkuar të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë sic duhet funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.

Fjalet e tij ishin:
“Shteti duhet të jetë i hapur. Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijonë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar”, ka thënë Zemaj.

Me poshte eshte njoftimi i plotë i tij:

“Kemi dëshmuar se sa herë kemi qenë bashkë, kemi fituar. Andaj, edhe në lu ftë kundër Covid-19, pashmangshëm do të dalim fitues!

Të vazhdojmë fu qishëm, secili në përgjegjësitë që kemi, qeveria, policia, inspektoratet, spitalet, qytetarët dhe të gjithë aktorët e tjerë, bashkë kundër pandemisë.
Zëri i ekspertëve të vazhdoj të jetë zëri i vetëm që duhet të dëgjohet, vendimet e institucioneve duhet të respektohen dhe secili prej nesh, t’i zbatojë ato.
Ta mbrojmë veten dhe të afërmit, të mbrojmë shëndetin publik dhe ta ndihmojmë shtetin.

Shteti duhet të jetë i hapur.
Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijonë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar.

Andaj, të jemi të kujdesshëm dhe ta mundësojmë funksionimin e hapur të shtetit për të gjithë.

Ndërsa për ata që shkelin masat anti Covid- 19, duhet të zbatohet në përpikmëri Ligji për parandalimin dhe luf timin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit.

Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!”