9 ushqime që dietologët hanë për të parandaluar kancerin – dhe 5 ushqime të rrezikshme që ata i shmangin

Cilat janë ushqimet kryesore që luftojnë kancerin?

Qëllimi i përgjithshëm është të hani një dietë me bazë bimore që është e pasur me fruta dhe perime, drithëra, arra, fara dhe bishtajore, thonë të dy ekspertët Tracy Crane, Ph.D. drejtoreshe mjekesie, dhe Maya Vadiveloo, Ph.D., dietologe.
Ju nuk keni nevojë të jeni vegjetarian, por thjesht synoni të hani më shumë ushqime me bazë bimore .

Ngjyra e thellë sinjalizon praninë e antioksidantëve dhe fitokimikateve, kështu që përdorni fruta dhe perime intensive të kuqe, blu, jeshile dhe portokalli dhe hani një ylber ngjyrash për të marrë shumëllojshmërinë më të madhe të lëndëve ushqyese.

Zgjedhjet e mira përfshijnë:

Manaferrat dhe frutat e pyllit – plot me antioksidant
Domatet – plot me likopene një antioksidant i fuqishëm.
Brokoli dhe familja krucifere -janë gjithashtu të pasura me fibra dhe me pak kalori.
Karotat dhe perimet portokalli përmbajnë karotenoidë të tillë si beta karoten – që konsiderohen antioksidantë.
Çaj dhe kafe (Pa ëmbëlsues) – studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë çaj dhe kafe, kanë reduktuar rrezikun e kancerit, thotë Crane, pasi janë të pasura me antioksidantë.
Fara liri – përmbajnë deri në 800 herë më shumë lignan (një fitokimikat), që ka veti antioksiduese, anti-tumore, anti-inflamatore dhe antivirale .
Shafran i Indisë (kurkumina) – një antioksidant i fuqishëm me veti Spinaqi – përmban beta-karoten, fibra dhe fitokemikale potenciale mbrojtëse ndaj kancerit.
Kuinoa (bashke me orizin kaf, bollgurin, farron etj)- një drithë e plotë dhe një proteinë me bazë bimore, të dyja reduktojnë rrezikun e kancerit.

Ja cilat ushqime rrisin rrezikun e kancerit:
Mishrat e përpunuar
Alkooli në përditshmëri
Sheqeri i shtuar në ushqime
Ushqimet shumë të përpunuara
Mishrat e gatuara në temperatura të larta. shijejete.com