Ndahet nga jeta ne moshe te re mjekja shqiptare qe punonte ne Gjermani

Eshte ndare nga jeta ne moshe te re mjekja Alketa Dano Stroni. Ajo ka nderruar jete ne Gjermani dhe ka lënë pas dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije doktor Gramoz Hodaj.

Nga praktikante, Alketa do të bëhej një mjeke e zonja që më pas do të punonte për disa kohë në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës.

“Ngaherë jam ndjerë krenar që kam patur në krah një kolege brilante me dije të pamatshme në mjekësi dhe jo vetëm… Do ngelesh ngaherë në memorjen time një kolege, e qeshur, e brishtë, e fortë, e bukur, e dashur, e butë, e ditur, e përkushtuar, e paqshme dhe thellësisht humane”, shkruan doktor Hodaj ndër të tjera.