Uthulla e mollës ilaçi me i mire per të shëruar kërpudhat e këmbëve. Nga Anila Kalleshi

Uthulla e mollës është një ilaç popullor shtëpiak që ndihmon për të shëruar kërpudhat e këmbëve.

Përzieni uthull me pak ujë dhe përdoreni si banjë këmbësh. Acidet janë shumë të butë për të dëmtuar lëkurën dhe thonjtë, por janë të dëmshëm për kërpudhat që nuk mund të mbijetojnë në pH acid.

Acidi acetik në uthullën e mollës vepron si një substancë anti-fungale dhe anti-bakteriale. Në një legen hidhni 2 gota ujë dhe 2 gota uthull molle. Mbajini këmbët për 30 minuta, këmbët do t’ju djegin pak për shkak të aciditetit të uthullës, por në këtë mënyrë do të eleminohen bakteret dhe myku. Më pas lyejni këmbët me vaj kokosi për t’i zbutur ato.

Nga Anila Kalleshi