7 mësues rezultojnë me Covid-19, anulohet mësimi dhe mbyllet shkolla

Diten e sotme Shkolla 9-vjeçare “Sotir Gurra”, në qytetin e Korçës është mbyllur pasi 7 mesues jane infektuar dhe tamponi doli pozitiv.

Gjendja e tyre eshte e stabilizuar dhe shpresojm qe te sherohen sa me shpejt.

Ata jane mbyllur ne banesa dhe e bejn karantinen ne shtepit e tyre.

Por, për shkak të infektimeve, nesër nxënësit nuk do të paraqiten në shkollë.
Ambientet e shkollës ‘Sotir Gurra’, klasat dhe oborri, do të dezinfektohen, në mënyrë që nxënësit të mos kenë rrezik infektimi.

Gjithashtu mësohet se u janë marrë tamponët edhe mësueve të tjerë të kësaj shkollëe, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit. Rastet pozitive mendohet se do të rriten, ndërkohë fëmijët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilent perdorni masken dhe lani shpesh duart.