4 produkte pastrimi jo Helmuese që mund t`i bëni vetë në shtëpinë tuaj!

Pastruesit dhe detergjentet për larjen e enëve mund të ndikojnë ne shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme. Për më tepër, ato mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit. Është mirë të përdorni përbërës jo toksikë si uthulla, soda, sapun Castille,vajra esenciale për të krijuar pastrues të sigurt për të gjithë.

Këtu janë disa produkte per pastrimin shtepiak:

1. Përbërësit:

2 gota uji
1/2 filxhan uthull të bardhë
2 lugë sode buke
10 pika vaj i pemes se cajit
Shishe llaku te paster

Mikso të gjithë përbërësit në një tas dhe hidhe përzjerjen ne shishen e llakut. Spërkatni të gjitha zonat me njolla kokeforte si pllaka, dysheme dhe qoshe.

2. Recete per pastrimin e tualetit

Përdorni vajra esenciale si vaji i pemës së çajit për të vrarë mikrobet e dëmshme në tas dhe për të freskuar tualetin. ½ filxhan sode buke
1 filxhan uthull te bardhë
½ lugë vaji peme caji

Në një shishe sprai, kombinoni uthullen dhe vajin esencial. Spërkateni brenda tualetit dhe kapakun e tij. Lereni për 15 minuta. Sperkat sasine e sodes ne zonat e sperkatura. Pas 5 minutash, filloni ta ferkoni me një furçë gome gerryese. Shpelajeni ate me me uje dhe do te shihni se si do shkelqeje tualeti juaj.

3. Pastrues qelqi dhe pasqyre

Pasqyrat dhe dritaret duken më mirë kur ato janë pa pika dhe vija. Këtu është një recetë e thjeshtë për të bërë një pastrues xhami jo toksik.

Përbërësit:

¼ filxhan uthull të bardhë
¼ filxhan e alkoolit isopropil (fërkim)
1 lugë gjelle miell misri
2 gota uji
10 pika vaj esencial sipas zgjedhjes suaj

Kombino gjithçka në një shishe të pastër sprai dhe tundeni mirë për 2 minuta. Spërkat përzierjen në pasqyre, sipërfaqet e qelqit dhe dritaret dhe pastrojini me një leckë te pastër.

4.Pastrues natyror ajri

Eshte shume e bezdisshme kur shtëpia juaj mban vazhdimisht ere të pakëndshme.

Përbërësit:

15 pika vaj esencial
½ filxhan uthull të bardhë
1 1/2 gota uji

Zgjidhni ndonjë vaj esencial sipas preferences suaj, vaji limonit dhe livando janë me te preferuarat për shkak të aromave të tyre freskuese. Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe sprai dhe tundeni mirë. Ju mund të sperkatni këtë përzierje rreth dhomës të paktën tre herë në ditë për të gjallëruar gjithë atmosferën e shtëpisë tuaj.
Manage

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/