Zihet me gruan, burri hidhet nga anija ne mes te detit pas fjaleve me te

0
200

Itali- Pas një sherri me partneren e tij, një burrë i ekuipazhit përgjegjës për shërbimet turistike, më saktë një balerin brazilian 24-vjeçar, kërceu me vrull nga kroçiera dhe u hodh në det.

Kështu kapiteni dha urdhër që të ndalohej anija dhe varka që përdorej për rikuperimin e atyre që bien në ujë u ul.

Pas rreth dyzet minutash, kërcimtarin e sollën përsëri në anije.

Gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë, ai nuk kishte pësuar asnjë pasojë nga zhytja dhe asgjë komprometuese nuk rezultoi nga analizat e bëra për të gjetur ndonjë supozim të gabuar