Zi në Partinë Demokratike, ndahet nga jeta deputeti i njohur

Partia Demokratike dega Shkodër, ka reaguar me lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja.

POSTIMI I PLOTE

Ish deputerti Osja, vijoi traditën e familjes së tij fisnike duke kontribuar gjerësisht për Kombin. Ishte ndër qytetarët e parë që gjetën kurajon për të sjellë ndryshimet demokratike në vend. Me fjalën bindëse të tij dhe me mençurinë e qetësinë karakteristike u ba personi rreth të cilit u mblodhën me mijëra vetë duke qenë kështu një ndër demokratët më të dashtun e më të respektuar.

Ahmet Osja, përfaqësoi Partinë Demokratike në legjislaturën e vitetve 92’-96, si një ndër deputetët më të votuar në rang Republike. Fjalimet e tij do të mbahen mend për theksin që vendosi në gëzimin e të drejtave të individit e kryesisht në të drejtat pasurore. Ishte deputeti që dëgjoi çdo individ dhe iu gjend pranë çdo kujt, e që me durim e me thjeshtësi u përpoq për realizimin e të drejtave të gjithsecilit .

Partia Demokratike, pati fatin të ketë si përfaqësues të saj njeriun e ditur, të urtë e diplomat e Ne do ta Vlerësojmë përherë profesor Ahmetin për gjithçka që na ofroi.

Në këtë ditë jemi pranë familjes, dashamirësve dhe të njohurve të tij.