Xhuzepe bën gjestin e pabesueshëm/ Nxjerr në tavolinë pasaportën italiane : E gris që tani, dua atë shqiptare!

Gjatë takimit me Shqipen, ai thotë se është shqiptar dhe meriton të marrë nënshtetësinë shqiptare.

Pasi hedh në tavolinë mjetin e identifikimit italian, Giuseppe thotë: “Unë e gris pasaportën italiane. Dua pasaportën shqiptare, se jam shqiptar”.

Ai tregon për origjinën e tij:
“Babi i ka lindur në Vlorë, ka ardhur në Tiranë të studiojë për gazetari, në vitin ’46 ka qenë në burg. Pasi doli iku me nënën në Itali. U arratis nga Shqipëria, ka kaluar me barkë liqenin e Shkodrës. Ka bërë 4 fëmijë, unë jam i dyti. Babi u bë gazetar dhe në Itali. Jam krenar që jam shqiptar”.

Madje, ai tregon se disa të afërm, nga ana e babait kanë ardhur ta takojnë, pasi e kanë parë në emisionin e “Për’puthen +40”.

Rastësisht, Shqipja kishte menduar t’i dhuronte një bluzë me shqiponjë Giuseppes dhe e bëri në momentin më të përshtatshëm, kur Giuseppe po fliste për origjinën e tij.