Home TE NDRYSHME I nxehti nuk paska të mbaruar, ngrihet alarmi, ja dy qarqet që...

I nxehti nuk paska të mbaruar, ngrihet alarmi, ja dy qarqet që rrezikohen sot dhe nesër nga…

428
0

Temperaturat përvëluese me origjinë nga Afrika e Veriut kanë rritur rrezikun e zjarreve në pyje në vend.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajëron se këtë të enjte dhe të premte rreziku është i lartë për zjarre në dy qarqe, Fier dhe Berat.

Ndërsa në qarqet e tjera të vendit rreziku është më i ulët.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 40 °C
në vendet malore: 18 / 34 °C

Era

Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.