Vjen lajmi urgjent nga Rama dhe Ministrja Kushi: Ja kush do i përfitojë librat shkollorë falas nga klasa 1-9 dhe Arsimin e lartë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë bërë me dije se nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të përfitojnë libra shkollorë falas.

Përfitues të librave falas do të jenë dhe nxënësit me kategori të veçanta në arsimin e mesëm dhe të lartë.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.” – shkruajnë Rama dhe Kushi në postimet e tyre.

Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare.