Nuk e ndan kurrë nga vetja çantën, por më në fund zbulohet çfarë ‘fsheh’ brenda Mbretëresha Elizabeth dhe sinjalet që jep me të

Deri më sot askush nuk e ka ditur se çfarë mban Mbretëresha Elizabeth brenda çantës së saj dhe sinjalet që ajo u jep punonjësve nëpërmjet saj

Ekspertë që merren me familjet mbretërore, zbuluan sendet që Mbretëresha nuk i ndan kurrë nga vetja.

Mbretëresha Elizabeth mban gjithmonë biskota për qentë e saj dhe një fjalëkryq të shkëputur nga ndonjë gazetë kur ka mjaftueshëm kohë, si edhe një brisk xhepi që i kujton fëmijërinë. Por, ashtu si çdo grua tjetër, në çantën e saj ndodhet gjithnjë buzëkuq dhe pasqyrë. Shto këtu edhe një pako me mente, një palë syze leximi, një stilograf si edhe ëmbëlsues për pijet e saj.

Një send i pazakontë që Mbretëresha mban me vete është një grep për çantën. Ajo e vendos atë në mënyrë diskrete në tavolinën ku qëndron për të pasur më të lehtë të marrë çfarë i nevojitet pa e larguar çantën e çmuar nga vetja.

Përveç kësaj, çanta e Mbretëreshës ka edhe një funksion tjetër pasi jep sinjale të fshehta për stafin e saj. Ndërrimi i çantës nga një dorë në tjetrën nënkupton se ajo është gati për t’u larguar nga bashkëbiseduesi i saj, ndërsa vendosja mbi tavolinë do të thotë se dëshiron të largohet nga eventi.