Vjen lajm i keq për Big Brother. Artan Hoxha sqaron të vërtetën

Artan Hoxha ka bërë me dije se kompania Endemol që ka patentën e Big Brother ka tentuar të mbyll programin pas sulmit të Top Channel ku humbi jetën roja Pal Kola.

Hoxha u shpreh:“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai.

Ditën e marte ku ishte dhe dita e spektaklit të madh është mbajtur pak dhe banoret janë lajmëruar për ngjarjen. Pritet qe këtë javë të merret një vendim mbi spektaklin me audiencën më të madhe në shqipëri.