(Video) U martua me shqiptar, vajza nga Kuba jep mesazhin e madh: Do lija punën që të kujdesea për vjehrrën e vjehrrin

Thuhet se një shoqëri shihet sa e emancipuar është nga mënyra se si sillet me moshat e treta apo me fëmijët. Shoqëria shqiptare vjen nga një mendësi ku lidhjet farefisnore janë shumë të ngushta, e akoma më të ngushta ato familjare.

Tradita shqiptare thotë që djali i vogël qëndron me prindërit, mendësia e Azilit para disa vitesh ka qenë e papranuar dhe mjaft e paragjykuar për shqiptarët, por kohët moderne po ndeshin një tjetër mendësi.

Sot akoma dhe më shumë po shkojmë drejt individit i cili kërkon liri, privatësi madje edhe distance, familja është zvogëluar në koncept.

Për të folur rreth këtij fenomeni kanë qenë të ftuar në studio Mira Perdeni, drejtore ekzekutive “Shoqëria shqiptare për të gjitha moshat, Rajna Kovaçi eksperte në çështjet sociale dhe Sajmir Bakalli, psikolog.

Në një lidhje direkte ka qenë edhe nusja e djalit të gazetarti të njohur Mitro Çela e cila jeton prej vitesh në Shqipëri. Ajo ka deklaruar se është kundër çuarjes së prindërve në Azil dhe nëse një ditë do duhej të kujdesej për vjehrrin apo vjehrrën, ajo ishte e gatshme të lindte dhe punën e saj.

Mirela Milori: E ke menduar ndonjëherë që ndoshta prindërit e bashkëshortit tënd nesër pasnesër t’i çoje në një shtëpi të moshuarish apo azil sepse nuk do mundeshe të kujdeseshe për ta?

Marlise Sanchez Torres: Në vendin tim nuk jemi shumë për të dërguar prindërit në azil. Ne jemi një familje gjigande, jemi 7 fëmijë dhe të gjithë bashkë i kemi organizuar gjërat për t’u kujdesur. Ne kemi folur si familje dhe normale që babi do rrijë me ne, e njëjta gjë dhe këtu. Prindërit janë të rinj dhe kujdesen edhe për ne, prandaj jemi së bashku sepse nesër do kujdesemi ne për ta.

Mirela Milori: Në qoftë se do të duhej të lije punën apo të rrije në shtëpi dhe të kujdeseshe vjehrrin dhe vjehrrën tënde, çfarë do bëje?

Marlise Sanchez Torres: Unë do rri në shtëpi patjetër. Mirela Milori: Të lumtë, po të kisha këtu publik do kishe duartrokitje, por patjetër që i ke marrë duartrokitjet e të gjithëve.