Vetëm 20 vjeçe, ndërron jetë finalistja e “Miss Universe”

Finalistja britanike e Miss Universe humb jeten në moshën 20-vjeçare.

Ajo ishte finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi po kësaj jave në Britani ajo humbi jeten pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.

Studentja Saarah Ahmed vu ante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet.

Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS.

Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme.

Shefaly tha: “Saarah ishte e vendosur të ndërgjegjësonte njerëzit për paaftësitë e fshehura të çrregullimit EDS.

Kjo ishte motivimi i saj kryesor për arritjen e finaleve të Miss Universe në Britani. Ajo ishte një person i mrekullueshëm, e ditur dhe e kujdesur, dëshironte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, për të ndihmuar njerëz të tjerë”.