E fundit/ 14 ditë karantinë për këdo që hyn ne vendin tone nga keto vende

Komiteti teknik i Ekspertëve, gjatë mbledhjes se tij të fundit vendosi të aplikojë një karantinë 14 ditore për të gjithë ata qytetarë që duan të hyjnë në vendin tonë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Masa e karantinës do të nisë nga dita e nesërme dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 maj. Sipas Mira Rakacollit një masë e tij merret pasi këto vende fqinjë kanë ende shifra të larta ditore të infektimeve.

“Situata është drejt përmirësimit dhe ai vjen si pasojë e masave të propozuara në kohën e duhur dhe nga një bashkëpunim më i mirë nga qytetarët sidomos me mbajtjen e maskave dhe të distancimit. Ka filluar të ndihet dhe procesi i vaksinimit masiv. Por në rajon situate paraqitet ndryshe, fqinjët tanë kanë raste të shtuara dhe vdekshmëri më të lartë. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve duke parashikuar faktorët. Mosrespektimi i masave nga disa subjekte mund të çoje në rritjen e rasteve. Po ashtu edhe festa e Pashkëve, pasi ka një lëvizje të njerëve dhe nga vendet e tjera. Mendojmë duke filluar nga nesër të vendoset karantina dy javë për ata që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia deri në 3 maj”, tha Rakacolli