Vendimi i fundit i qeverisë/ Ja ku Mbyllet transporti publik për fundjavën

Ne Kosove tashme eshte pezulluar transporti publik duke bere qe te kete nje reagim edhe prej Ministrise se Infrastruktures.

Ministria ka bere thirrje ne forme lutje per te gjithe operatoret e trasportit publik te udhetareve qe te respektojne vendimin e qeverise.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të hënën më 09.11.2020 në ora 05:00. Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, deklaroi Ministria e Infrastrukturës.