Home TE NDRYSHME Vendet po pergatitet per dozen e katert: Cdo 6 muaj do te...

Vendet po pergatitet per dozen e katert: Cdo 6 muaj do te kete nga nje vaksine..

212
0

Izraeli po përgatitet për dozën e katër kundër Covid-19 pasi vendi po përballet me një valë të katërt të rasteve të Covid pavarësisht një programi të suksesshëm të vaksinimit.

Zyrtari izraelit Selman Zarka, tha se tani vaksinimi do të bëhet çdo 6 muaj. Në mënyrë që qytetarët të jenë vazhdimisht të imunizuar dhe mos preken nga Covid-19.

“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022.

Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës,” tha ai.