Home TE NDRYSHME Varianti Delta do të mbajë mbyllur shkollat? Ministrja Kushi zbulon se çfarë...

Varianti Delta do të mbajë mbyllur shkollat? Ministrja Kushi zbulon se çfarë do të ndodhë me 1 shtator

572
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar diten e sotme disa foto nga procesi për përgatitjen e klasave dhe ambienteve shkollorë për vitin e ri akademik.

Kushi bën me dije se të gjithë shkollat do të jenë gati më 1 shtator për të pritur nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues, duke nënkuptuar se mësimi nuk do të bëhet më online, ashtu sikurse u zhvillua vitin që shkoi.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Kushi./shqiptari.net/