Vapë e madhe edhe në Rusi/ Do vini duart në kokë kur të shihni sa ka shkuar temperatura në qytetin më të ftohtë në botë

Kur dikush përmend Siberinë në veri të Rusisë, në mendje të vijnë dëbora e akulli, por javën që shkoi rajoni Arktik po shesh një valë të nxehti rekordthyes me temperatura që arrijnë në disa vende deri në 48 gradë Celcius.

Në Saskylah, një fshat i vogël në veri të Rrethit Arktik, temperatura e tokës kishtë arritur dje 31.9 gradë Celsius, që është më e larta e regjistruar atje që prej vitit 1936.

Ndërkohë temperaturat maksimale kishin arritur në 48C në qytezën e Verkhoyansk, më e larta e regjistruar ndonjëherë sipër Rrethit Arktik që prej nisjes së matjeve. Në Govorovo temperatura shënonte 43C.

Imazhet satelitore të pardhura nga ‘Copernicus’, programi i BE për observimin e tokës, tregonin se temperaturat kishin kaluar ndjeshëm maksimalen mesatare prej 95F (35C) të dielën në Siberi teksa rajoni po provon një valë të zgjatur të nxehti.