Më në fund po merr fund/ Shikoni sa pak raste me Covid-19 sot ne Shqiperi

Prej javësh shifrat e infektimeve me COVID-19 në vendin tonë janë shumë të ulëta, ndërsa fatmirësisht ka patur shumë pak viktima nga pandemia.

Në Shqipëri janë vetëm 78 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që qarqet e Fierit dhe Gjirokastrës janë “zhdukur” nga harta e infektimeve, pasi nuk kanë asnjë qytetar të infektuar.

Në spitalet COVID janë vetëm 3 pacientë, ndërkohë që njëri prej tyre është në terapi intensive.

Edhe në 24 orët e fundit ka patur vetëm 2 raste të reja, teksa 11 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.