”Vala e dytë e Covid-19 ka nisur”/ Flet mjekja shqiptare në Gjermani: Ja kur do të marr fund

Vala e dytë e koronavirusit pritet të zgjasë deri në fillim të nëntorit.

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë, Aurora Meta tha se për shkak të kushteve atmosferike shumë vende, përfshi edhe Gjermaninë po e kalojnë tani valën e dytë të Covid-19.

“Gjermania po e kalon tani valën e dytë, lagështia dhe ulja e temperaturave sollën rritje që pritet të zgjasë deri në fillim nëntorit”, shprehet mjekja, e cila punon në Gjermani.

Të shumtë janë personat që po krijojnë imunitet nga Sars Cov 2 dhe po ashtu numri i vd ek jeve krahasuar numrin e lartë të infektimeve, është më i ulët se në periudhën mars prill.

“Ka rënë virulenca, agr esi viteti dhe është përhapur më shumë virusi në popullatë. Të rinjtë po e përhapin më shumë”, shton ajo.

Ruani distancimin social dhe ruani veten dhe familjen tuaj.