Vajza Shqiptare shkon për të kërkuar punë si shitëse, përgjigja e shefit e lë pa fjalë

Realiteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë.

Të rinjtë shpesh u drejtohen pozicioneve më të “arritshëm” ku me pak fjalë “nuk u duhet mik” për ta fituar e megjithatë edhe këtu u duhet të përballen me sfidat e jetës.

Mirësjellja është kthyer në një vlerë të harruar për shqiptarët prej kohësh tashmë.

Shumë punëdhënës kanë implementuar në sistemin e tyre të punësimit, diktaturën dhe sjelljen egoiste e të pasjellshme ndaj personave tek të cilët mbështeten për punën e tyre.

Ndërkohë që shumë mund ta durojnë diçka të tillë, ata që respektojnë dinjitetin e tyre u japin përgjigjen e merituar megjithëse puna mund të jetë prioritet në jetën e tyre si për nga ana e plotësimit të vetvetes, por edhe ajo ekonomike.

Një skenë e shëmtuar i ka ndodhur një vajze të re e cila ishte ofruar për t’u punësuar në një nga dyqanet më të famshëm për aksesorë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ajo pasi ka kërkuar me mirësjellje shpjegime në lidhje me detyrat që do të bënte si shitëse, gjuha arrogante e përdorur nga punëdhënësi i theu shpresën se do të niste një punë.

Vajza shkruan:
Pershendetje Jeta Osh Qef. Pash nje njoftim per pune, duke qene se jam e papune per momentin. Ne njoftimin per pune ishte vetem numri i kontaktit, per te komunikuar ne whatsup. Pergjigja qe mora tregon nje realitet te dhimbshem dhe gjithashtu qesharak qe ndodh rendom ne vendin tone per fat te keq.
Eshte bere si i zakonshem ky lloj komunikimi. Un kam dhen intervista shpesh pune dhe ky seshte i vetmi rast…”