“Vajza do të vijë sa të hapen kufijtë, për tre ditë”/ Mamaja e Bleona Matës: Ç’më tha gjyshi i saj

Mamaja e Bleonës, Bukurie Veizi tregoi mbrëmjen e sotme se familjarët e bashkëshortit të saj i kanë thënë se Bleona do të kthehet pas 15 qershorit me hapjen e kufinjve

Ajo u shpreh se familjarët e ish-bashkëshortit të saj kanë informacione për Bleonën, madje mund të kenë folur me të.

Ajo u shpreh se ish-vjehrri i ka thënë:

“Këto tre ditë do të vijë vajza. Unë ngela pa fjalë. Si do të vijë? Ja e vëmë me bast më tha”

Ish-vjehrri reagoi në emision dhe tha:

“Gruaja ka dalë në bahçe dhe nëna e Gentjanës, njërës prej vajzave i ka thënë se Bleona do të kthehet këto tre ditë. Kur fola me Gentjanën më tha se mamaja thjesht ka parë një ëndërr. Ndoshta ata dinë gjë, por kjo është kot“

Shpresojme qe te gjendet sa me shpejte dhe te kthehet tek nena e saj.