U hoq si infermiere dhe mori 8 mln lekë nga vajza e të sëmurës me Covid, merret vendimi për Tiren

Ka dalë para Gjykatës, Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” për të marrë para nga familjarët e të sëmurës me Covid.

Sanitarja, arriti të përfitonte gati 8 milionë lekë nga vajza e pacientes së shtruar në spital, duke premtuar se do i shërbente asaj. Rasti u denoncua në një emision investigativ.

Mësohet se 58-vjeçarja është lënë në masën ‘arrest me burg’.