Mesazhi i profesor Kalos ne facebook:
VIJIMËSIA është mjaft e sigurtë, se shpejti do te kemi dhe nje renie te numrit te infektuarve me virus ne vendin tone….
Kënaqësija dhe Krenarija e një DIJEDHËNËSI, janë dy ndjesi të cilat e plotësojnë njëra tjetrën sidomos kur sheh shpresëplotë, se ish studentët e tij sot performojnë me mjaft sukses si brënda dhe jashtë vendit….
ATA/ATO marin sot mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre….
Së bashku me Dr. Najada Çomon tashmë jo në pozicionin e studentes, POR në pozicionin e Shefes së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1, jemi aty çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….
Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin, shkruan ai