Home TE NDRYSHME Tornado e forte në detin Adriatik/ Nën tension Durrësi dhe Velipoja

Tornado e forte në detin Adriatik/ Nën tension Durrësi dhe Velipoja

108
0

Në Porto-Romano në Durrës eshte shfaqur nje tornado e cila është larg brigjeve po gjithsesi ka shfaqur frikë dhe panik te qytetarët që e kanë parë. Megjithëse moti nuk duket shumë i vranët, dallgët në bregdet janë shtuar.

Edhe në Gjirin e Lalëzit janë shfaqur pamje të frikshme sepse tornadoja duket mjaft afër.

Gjithashtu edhe në Velipojë nga ana tjetër është dukur tornadoja e cila ka përhapur panik në popull. Moti në Velipojë është më i vranët se në Durrës dhe gjithashtu dallgët jane të mëdha. Fatmirësisht vorbulla e erës ndodhet larg dhe nuk ka kaluar pranë zonave të banuara.

Fenomene te tilla jane shtuar shpesh ne bregdetin tone.