Termeti qe goditi zonen e Cerrikut, te merkuren ne darke nuk ishte pasgoditje por nje termet me magnitude 4.5 balle i shkalles rihter.
Ne lidhje me kete ka folur Edmond Dushi, pergjegjesi ne IGJEUM, i cili ka thene se ky termet i vecante lidhet me zonen e Dumrese. Madje ka kujtuar termetin e majit te 2014 me magnitude 5.2 shkalla rihter, duke thene se ajo eshte nje zone tektonike e njohur per termete te tille. Prandajedhe ky termet i radhes nuk iste pasgoditje e nentorit ne veriperendim te Durresit.
Kurse sa i takon aspektit te rrezikut specialisti tha se termeti i Cerrikut ishte mbi 7 balle por nuk konsiderohet termet i forte ne krahasim me 21 shtatorin 2019, pasi ai ishte me magnitude lokale 5.8.
Deri ne diten e sotme termetet e konsideruara si pasgoditje te lokalizuar nga Rrjeti Sizmologjik Shqiptar, e kane kaluar numrin 3000 dhe me i vogli ishte me madhesine 105 i shkalles lokale rihter.
Zona aktive u shtri nga Durrësi në jug e deri në lagunën e Patokut në veri, nga Deti Adriatik në afërsi te Kepit te Rodonit në perëndim deri në Fushë-Krujë e Thumanë në lindje.
Të dhënat zyrtare nga IGJEUM thonë se i gjithë territori i Shqipërisë është sizmikisht aktiv. Shqipëria është një nga vendet me rrezik sizmik më të lartë jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por edhe në botë. Premisë për këtë është pozita gjeografike në kontaktin e tipit të përplasjes kontinentale ndërmjet mikropllakës së Adriatikut dhe pllakës tektonike të Euro-azisë.
Kjo gjeodinamike dhe territori heterogjen gjeologo-tektonik, ku strukturat përgjithësisht ndjekin orientin e kontaktit konfrontues dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën me anë të kontakteve tektonike që ne i quajmë shkëputje tektonike, favorizon praninë e tërmeteve dhe aktivitetit sizmik në gjithë territorin e vendit.
“Në përgjithësi janë vrojtuar periudha me aktivitet të shtuar, dhjetë deri 17 vjet, të pasuara nga periudha më të qeta, që kanë përvijuar 25-30 vjet.
Kjo është karakteristikë e sizmicitetit të Shqipërisë, ashtu siç është fakt që periudha e viteve 60-80 ka qenë një periudhë me aktivitet të lartë dhe e karakterizuar nga tërmete të fortë me magnitudë më të madhe se 6.0 Rihter, përmendim tërmetin e Lushnjes 1959, Korçës 1960, Fierit 1962, Dibrës 1967 dhe Petrovacit në 1979 me magnitudë 6.9, më i forti i regjistruar instrumentalisht gjatë shekullit të kaluar,” thuhet në dokumentin e përgatitur nga IGJEUM mbi tërmetin e 26 Nëntorit.
Keshtu sipas eksperteve dhe te dhenave zyrtare, disa zona ku futet Bregdet Jonian dhe Adriatiku, kane vlera me te larta te rrezikur sizmik por me teper ne zonen veriperendimore te qytetet si Durresi, Vlora, Lezha e Shkodra.