“Ti më ndryshove jetën..”, Klea poston foton më të bukur me djalin e sapolindur

Klea Huta dhe Elgit Doda, ky cift i ri janë bërë prindër të një djali dy ditë më parë.

Moderatorja postoi një foto shumë të veçantë menjëherë pas ardhjes së vogëlushit ndërsa zbuloi gjithashtu emrin e të voglit, të cilin vendosën ta quajnë Krid.

Së fundmi ajo ka postuar në instastory një foto të dorës së saj duke kapur dorën e vogëlushit, ndërsa në sfond shoqërohet me një këngë, teksti i së cilës shfaqet gjatë fotos.

“Ti më ndryshove jetën, sapo erdhe tek unë”, thuhet në tekstin e këngës që dëgjohet në sfond.