Emra puro shqiptar/ Keta jane VIPAT shqiptare qe i kane vene femijeve te tyre emra me kuptim

Pas vendosjes se demokracisë, ne si shqiptare i dhamë lamtumirën emrave Shpresës, Linditës, Bardhës, Dritës, Lirisë për t’i dhënë mirëseardhjen Anxhelës, Anës, Ambrës, Sarës, Stelës, Paolës, Inës, Laurës dhe ketu duket se televizioni italian pati një ndikim shumë të madh ne femijet e te sapolindur.

Pastaj le të mos flasim për telenovelat spanjolle dhe meksikane që frymëzuan shumë prindër për të zgjedhur emra duke iu referuar personazheve të famshem dhe në vitet 2000 ku emrat më të pëlqyer u bënë Sindi, Xheni, Enxhi, Xhoi, Ema, Emili etj.

Por se fundmi, vihet re që përpos emrave me origjine fetare, eshte përhapur gjithnjë e më tepër dëshira për t’u kthyer në bazë, tek tradita kur disa nga të famshmit që u vendosën fëmijëve emra shqiptarë.

Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një vogëlushi, të cilin vendosën ta quajnë Zëri – tërësi tingujsh.

Besi dhe Xhensila zgjodhën emrin Ajka, një emër me muzikalitet që ka kuptimin e pjesës më të mirë, më të zgjedhur. “Ajka e jetës sonë,” shkroi Xhensila në Instagram në korrik të 2018-s.

Zaho, djali i kryeministrit dhe Linda Ramës, është një emër i vjetër shqiptar, i përdorur nga të gjithë shqiptarët, myslimanë dhe të krishterë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa zgjodhën emrin Kajan, ku me pas kryebashkiaku deklaroi se do të ishte një emër shqiptar dhe tirons mbi të gjitha e gjithashtu të njëjtin emër mban edhe një fshat si dhe komunë e qytetit të Elbasanit.

Blendi Klosi dhe bashkëshortja e tij vendosën emrin Ambla për vajzën. “Kur Nora më tha që do bëhemi me vajzë, e putha dhe i thashë do ia vendos emrin Ambla si puthja e mami Norës, e ëmbël,” tha ai në një intervistë për “Pushime on Top”.

Erla Mëhilli, nënë e dy djemve, preferoi Akid për djalin e madh – babai i Pirros së Epirit. Djali i dytë u quajt Bind, një emër po ashtu i mirëfilltë ilir. Bindi lidhet “me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej dheut (tokës)[…],” shpjegoi Prof. Dr. Rexhep Doçi, onomasticien.

Për Orgesa Zaimin dy emrat fatlumë qenë Bora dhe Kroni për fëmijët e saj. Bora – e bardha, e pastra dhe e përjetshmja e familjes, ndërsa Kroni – burim uji, burim i jetës dhe i gjithë mirësive.

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo vendosën që ta quanin vogëlushin Kroi Art – kroi i dashurisë dhe një vepër arti.

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana, si pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës, nuk mund të zgjidhnin emra të tjerë për fëmijët e tyre përveçse Arti për djalin, ndërsa për vajzat Era dhe Buna (lum).

Arbana Osmani, ashtu si Ardit Gjebrea dhe Alban Nimani, preferoi gjithashtu një emër shqiptar, të shkurtër: Jon.

Aktori i “Portokalli” Florjan Binaj dhe partnerja e tij Sabina u kthyen tek lashtësia, Glauk si mbeti Glauk i fisit ilir të Taulantëve, ndërsa vajza Krena për të përfaqësuar krenarinë.

Erion Isai gjithashtu i vendosi të bijës një emër sa melodioz aq edhe domethënës: Ajër.

Stina dhe Ajër janë dy emrat e përzgjedhur nga çifti i aktorëve Eni Jani dhe Genc Fuga për vajzat e tyre.

Reperët Mozzik dhe Loredana e quajtën vogëlushen Hana – Hënë.

Dy djemtë e Vedat Ademit quhen Jon Art – arti ynë, dhe Eren Nik – emër që kur shqiptohet ngjason si lumi i Kosovës, Erenik.