Tërmeti lekund Kosovën ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Rreth orës 21:07, një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter është ndierë në kufirin Kosovë- Serbi-Maqedoni e Veriut.

Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.

Sipas European-Mediterranean Seismological Centre, epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilomtra në veriperëndim të Shkupit.

Duke iu referuar EMSC-së, tërmeti ishte në thellësi 2 kilometra dhe është ndier po ashtu 12 km në afërsi të Vitisë.

Pos Vitisë është raportuar se dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete tjera të Kosovës./Telegrafi.